Aktualitet

Sonte në TV: Përballja e fortë Berisha – Rama






               Publikuar në : 14:11 - 08/05/18 |
mapo.al

E marta në mbrëmje nuk shquhet si një kohë televizive e dominuar nga politika, por gjithësesi nata e sotme do të dominohet fort nga akuzat dhe kundër akuzat. Ish kryeministri Berisha ka vendosur të rikthehet në studion e analistit Artur Zheji, ku në emisionin 360gradë do të përgjigjet live për pyetjet:


Pse Doktori nuk e ndaloi dot përçarjen e Partisë Demokratike?

Cilat janë pikat e dobëta të qeverisjes Rama dhe kush është projekti final i Opozitës?

Pse duket sikur Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme?

Pse analistët amerikanë e paralajmërojnë Ramën për një afrim në momentin e gabuar me Erdoganin?Financimet ruse në PD, sipas “Mother Jones”, cila është e vërteta?

Çështja Tahiri… do të ketë një përplasje Rama-Tahiri herët a vonë?

Po këtë temë, atë për Tahirin pra, do të cekë edhe emisioni Top Show në Top Channel, ku do të jetë i ftuar kryeministri Rama i cili do të prononcohet edhe për integrimin europian të Shqipërisë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas