KMR, Kryesore

Sonte është fundi i botës? Shijojeni spektaklin që do dhurojë qielli

Ekspertët e teorive konspirative thonë se sonte mund të jetë fundi i botës.

Epo sa herë e kemi dëgjuar këtë histori.



Ajo që dihet me saktësi është se sonte mund të shijojmë një spektakël në qiell.

Bëhet fjalë për eklipsin më të gjatë hënor të këtij shekulli.

Jo vetëm Toka do të bllokojë rrezet e Diellit drejt Hënës, por kjo e fundit do duket e kuqe, ndaj njihet si Hëna e Përgjakur.

Në mbrëmje do kemi mundësi që të shijojmë edhe një pamje të zjarrtë të Marsit, planetit të kuq, që do të afrohet më afër me Tokën për të paktën 270 vitet që do vijnë.

Ky është një trill që ndodh vetëm njëherë në jetë ndaj fansat e astronomisë janë të lumtur.

Megjithatë disa fondamentalistë të krishterë thonë se këto dy evente paralajmërojnë fundin e botës. Sipas tyre, diçka e tillë është parashikuar në librat e shenjtë.

Ku do të jetë i dukshëm eklipsi?

Në Shqipëri fillon më shpejt, në orën 19.57, shkruan “Panorama”.

Në orën 20:02 perëndon dielli në Shqipëri e lind Hëna menjëherë me eklipsin. Ajo do të bëhet e kuqe nga minutat e fundit për rreth 25 minuta.

Spektakli do të jetë i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut. Eklipsi tashmë do të fillojë gjatë kohës kur Hëna do të ngrihet mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Perëndimore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas