Media

Sonila Meço dhe Adi Krasta së bashku në një projekt të ri?

Prej muajsh televizionet shqiptare po preken nga ndryshime të njëpasnjëshme në staf, por jo vetëm.

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se, Adi Krasta do të jetë drejtor i një televizioni të ri. Sipas “Radio NRG”, ndër emrat që pritet t’i bashkohet thuhet se, do të jetë edhe Sonila Meço, e cila ka pak kohë që është larguar nga ekrani.



Sipas po të njëjtit burim, përveç saj, këtij televizioni do t’i bashkëngjiten dhe emra si Genta Popa, Juli Krisafi dhe Denisa Pasholli, të cilat janë moderatore të “Top Channel”.

Kujtojmë se Adi Krasta dhe Sonila Meço kanë punuar bashkë në “Agon Channel”, ndërsa vite më parë Krasta ka qenë drejtor i “Telesport”.

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas