Sport

Sondazhi i Realit, tifozët duan Harry Kane, por klubi mendon për Icardin

Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane është preferenca kryesore e tifozëve të Real Madrid për të ardhur në merkaton e kësaj vere.

Boshllëku i golave, por gjithashtu imazhit të skuadrës me largimin e Cristiano Ronaldos, ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për një zëvendësim të denjë dhe sondazhet e fundit vendosin anglezin në majën e podiumit.



Gazeta spanjolle “Marca” mori opinionet e 200 mijë tifozëve në faqen e saj zyrtare, duke listuar 9 futbollistë të ndryshëm dhe objektiva realë për kampionët në fuqi të Europës. Sulmuesi anglez Harry Kane doli i pari në preferencat e mbështetësve të “Los Blancos” me 26% të votave. Edinson Cavani dhe Mauro Icardi plotësuan treshen e më të pëlqyerve.

Që prej ditësh kur Ronaldo njoftoi largimin, Real Madrid është përpjekur të peshojë si duhet opsionet se cili lojtar mund të mbushë boshllëkun e 50 golave sezonale që la portugezi. Cristiano Ronaldo iu bashkua formacionit spanjoll në vitin 2009, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas