Kronika

Snajperistë shqiptarë në Al-Nusra, rol kyç në betejat e grupit terrorist në Siri




               Publikuar në : 22:50 - 10/08/18 |
mapo.al

Snajperistëve shqiptarë që luftojnë në krah të frontit As -Nusra në Siri u është kushtuar një reportazh nga mediat e xhihadistëve në internet. Reportazhi titullohet “Snajperistët shqiptarë në tokën e Shamit” siç e identifikojnë xhihadistët Sirinë.


I shpërndarë përmes rrjetit social Telegram, aty sillen dëshmitë e disa snajperistëve profesionistë shqiptarë të paidentifikuar, të cilët rrëfejnë në shqip rolin e tyre në betejat kundër regjimit sirian dhe grupimeve të tjera kundërshtare.

“Ne si snajperista në front shkojmë sipas nevojës që kanë vëllezërit tanë në pikat e rojes. Zakonisht u vijmë në ndihmë muxhahidëve kur duan të sulmojnë diku ose kur duan të tërhiqen nga ndonjë pikë e fushëbetejës”.

Snajperistët shqiptarë kanë një rol kyç në betejat e organizatës terroroste. Në pamje shfaqen momentet kur ata i modifikojnë vetë armët në mënyrë profesionale.

“Snajperistët shqiptarë përbëjnë dhe përmbushin një rol të rëndësishëm në elementin “Snajper”… Armët tona si snajperistë shqiptarë janë mjeshtëria e asaj që gjendej përreth nesh nga mbetjet e Luftës së Dytë Botërore, duke i shndërruar ato në armë solide, moderne dhe me precizion të lartë”.

Siç konstatohet edhe nga reportazhi, fronti Al-Nusra vijon të jetë aktiv në zonën e Idlibit, pavarësisht ofensivave të vazhdueshme të regjimit të Assadit të ndihmuar edhe nga rusët në këtë zonë. / Klan


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas