Kryesore, ShowBiz

“S’më besohet që erdhi kjo ditë”! Elvana Gjata do të martohet?

Elvana Gjata ka qenë gjithmonë diskrete për jetën e saj private dhe asnjëherë nuk ka zbuluar asgjë për lidhjet e dashurisë. Së fundmi është shkruar se këngëtarja shqiptare është fejuar me një mashkull, për të cilin nuk ka treguar asnjë detaj. Por nëse të gjithë keni pyetur veten se kur mund ta shihni atë me fustanin e bardhë, kemi një lajm të mirë: Dita erdhi!

Moderatori Ermal Mamaqi publikoi një video të këngëtares të veshur me fustanin e nuses, në të cilën shkruan: “Motra s’më besohet që erdhi kjo ditë”. Mirëpo, Xing.al ka zbuluar për ju si qëndron e vërteta pas pamjeve të Elvanës e veshur nuse, që bënë kurioz këdo. Gjithçka ka të bëjë me një rol në një film që pritet të vijë shumë shpejt, ku këngëtarja do të luajë krah Ermal Mamaqit, i cili është edhe producent i filmit.



 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas