Kryesore

‘S’lejohet kalimi i autobusëve në Kapshticë’, Policia: Shkak moti i rënduar…






               Publikuar në : 16:55 - 18/11/18 |
mapo.al

Policia Kufitare nga pala greke ka njoftuar se në pikën e kalimit të Kapshticës për shkak të motit të keq nuk do të lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve deri në normalizimin e situatës.


Sipas tyre mjetet e vogla do të lejohen të kalojë në këtë aks drejt Greqisë vetëm duke përdorur zinxhirët.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”,  thuhet në njoftim./BW/

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas