Sport

Skuadra italiane rrezikon pezullimin nga Seria A, shpresë për Palermon

Promovimi i Frosinone në Serie A është përsëri në dyshim një javë para fillimit të sezonit 2018-2019, pasi Palermo fitoi një apel për “play-offin” e debatuar.

“Canarini” fitoi finalen e “play-offit” që të dërgonte në elitën e futbollit italian në rrethana shumë të dyshimta, pasi lojtarët e Frosinones u kapën nga kamerat duke hedhur topa futbolli në fushë gjatë minutave të mbylljes për të thyer sulmet e Palermos.



FIGC kishte vendosur se ngjitja e tyre në elitë të mos cënohej, por do të gjobisë Frosinone me 25,000 euro dhe do t’i urdhërojë ata të luajnë dy ndeshjet e para në fusha neutrale.

Megjithatë, sot CONI (Komiteti Olimpik Italian) i cili mbikëqyr të gjithë sportin profesional në Itali njoftoi se dënimi nuk shkonte aq larg. Ishte “e pamjaftueshme duke marrë parasysh seriozitetin e incidenteve” dhe Gjykata e Apelit e FIGC do të duhet të marrë një vendim tjetër.

Në këtë fazë, gjithçka mund të ndodhë, përfshirë Palermo që mund të fitojë të drejtësn për të zënë vendin e tyre në Serie A. Është një situatë e ndërlikuar, pasi sezoni i Serie A do të fillojë fundjavën e ardhshme.

Ajo gjithashtu vjen në të njëjtën ditë kur Liga e Seria B njoftoi se do të ketë 19 skuadra që do të marrin pjesë në këtë sezon, në vend të 22 skuadrave si zakonisht, duke refuzuar të pranojnë klube të tjera për të zëvendësuar Bari, Avellino dhe Cesena që para pak ditësh kanë shpallur falimentin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas