Sport

Skuadra ecën keq, pushon lojtarët!






               Publikuar në : 09:56 - 24/11/14 |
mapo.al

Kur një skuadër ecën keq, është gjithmonë trajneri që pushohet, kjo është tashmë një rregull i pashkruajtur i futbollit.


Por një president në Zvicër nuk mendon aspak kështu, duke shkuar kundër rrymës.

Drejtuesit e klubit Grenchen i cili militon në kategorinë e trete zvicerane, kanë vendosur që të pushojnë të 11 lojtarët pas humbjes poshtëruese 10-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Renato Brun, drejtori sportiv i klubit, ka thënë se lojtarët e skuadrës nuk janë të denjë për këtë kampionat dhe për këtë skuadër.

Skuadra e Grenchen gjendet në vend në fundit pas 14 ndeshjesh dhe 80 gola të pësuar.

Duhet parë lëvizja e radhës së drejtuesve nëse skuadra vazhdon të ketë këtë ecuri.

grenchen



Pas