Sport

Skuadra e Seria A rrëzikon penalizimin me 15 pikë

Prokurori i FIGC ka kërkuar zyrtarisht që skuadrës italiane të Chievos t’i zbritet 15 pikë në sezonin 2018-2019.

Gjykimi i parë dënoi Cesenën me zbritje të 15 pikëve, por një gabim procedural do të thoshte se akuzat kundër klubit veronez duhej të rifilloheshin.



Muajin e kaluar janë ngritur zyrtarisht akuza të reja dhe është konfirmuar sot se prokurori Giuseppe Pecoraro ka kërkuar të njëjtin dënim si gjykimi i parë dhe një ndalim prej 36 muajsh për Presidentin Luca Campedelli.

Në gjyqin e parë që do të kishte aplikuar në 2017-18 dhe do të thoshte humbje në Serie B, ndërsa nëse Chievo do të shpallet fajtor këtë herë ata do të zbriten pikë për këtë sezon.

Kievonezët janë akuzuar për fshehje të të ardhurave gjatë marrëveshjeve me skuadrën e Cesenës, të cilët më vonë kanë falimentuar, duke krijuar “fitime fiktive” prej 25 milion euro për t’i lejuar ata të vazhdojnë të regjistrohen për Serie A.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas