Sport

Skriniar refuzon rinovimin dhe tregon kushtet, Mançester Junajtid fërkon duart

I ardhur pa shumë bujë te Interi në verën e kaluar, Milan Skriniar u kthye shumë shpejt në idhullin e tifozerisë zikaltër duke bërë disa paraqitje fantastike megjithëse në një moshë të re. Këtë merkato, shumë skuadra ishin të interesuara për të por vetë mbrojtësi shprehej se dëshira e tij ishte të vazhdonte në Milano.

Mediat italiane, raportojnë se kanë nisur mosmarrëveshjet e para mes klubit dhe futbollistit, ose më saktë menaxherit të tij. Drejtuesit zikaltër duan që t’i rinovojnë kontratën mbrojtësit Sllovak, duke i dhënë edhe një rritje page që arrin deri në 2.5 milionë euro, por kërkesa është më e madhe.



Mbrojtësi ka kërkuar që të përfitojë të paktën 3 milionë euro në sezon, plus edhe bonuse të tjera në bazë të performancës dhe rezultateve. Ditët në vijim, pritet që Interi të marrë një vendim, duke qenë se interes serioz për mbrojtësin ka shfaqur edhe Mançester Junajtid që është gati të paguajë një shifër të majme për shërbimet e tij dhe lojtarit mund t’i plotësojë kushtet që kërkon te zikaltërit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas