Sport

Skocia nuk arrin të shënojë, e mbyll në “paqe” të parën ndaj Shqipërisë

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në “Hampden Park” mes Skocisë dhe Shqipërisë. Një 45 minutësh i cili pa vendasit më kërkues, ku në njërin nga aksionet e tyre sulmuese arritën të godisnin  dhe shtyllën. Në fundin e fraksionit të parë, Naismith gjeti dhe rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit.

Djemtë e drejtuar nga Christian Panucci vijnë pas fitores në takimin e parë përballë Izrealit dhe një rezultat pozitiv në “Hampden Park” do ishte një hap i madh drejt kualifikimit. Nga ana tjetër Skocia bën debutimin në kompeticionin më të ri të UEFA-s, me fitoren që është objektivi i vetëm për ta.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas