Sport

Skoci-Shqipëri/ Njihuni me “bilbilat” e takimit, kuqezinjtë nuk kanë kujtime të bukura

Pas fitores me Izraelin, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Skocisë aty ku do të ketë takimin e dytë në Ligën e Kombeve. Për këtë takim, është përcaktuar edhe katërshja e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë. Kështu, Skoci-Shqipëri do të gjykohet nga sllovenë, me në krye Matej Jug. Jug është i njohur në Shqipëri pasi ka gjykuar takimin Partizani-Kukësi, dy sezone më parë.

Hera e fundit që Jug ka qenë në një ndeshje të Shqipërisë, është takimi që kuqezinjtë kanë humbur në transfertë ndaj Italisë me rezultatin 2-0, por këtu Jug ka qenë si gjyqtar i katërt. Në miqësoren që Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Marokut, Jug ka qenë kryesor duke nxjerrë edhe 3 kartonë të verdhë nga të cilët asnjë për kuqezinjtë.



Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçiç janë asistentë në këtë takim, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë Matej Zuniç. Rade Obrenoviç dhe Roberto Ponis janë gjyqtarët e caktuar që të jenë pas porte për të evituar ndonjë gol “fantazmë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas