Kryesore

‘Skllavëria moderne’: Arrestohen dy shqiptarë në një lavazh në Britani

Dy shqiptarë u arrestuan në një lavazh makinash me dorë, pas një operacioni kundër skllavërisë moderne të zhvilluar nga autoritetet britanike në Durham.

Oficerët e bastisën lavazhin në Burnopfield pas akuzave se punonjësit po shfrytëzoheshin dhe punonin në kushte të këqija, raporton Tv Klan.



Në prangat e policisë përfunduan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 42 vjeç, të cilët akuzohen për skllavëri moderne. Ata mësohet se pas arrestimit, u lanë në liri me kusht deri në përfundim të hetimeve.

Sipas mediave britanike, autoritetet biseduan me disa viktima, të cilëve iu ofrua ndihmë dhe këshillë nga disa agjenci, përfshirë Kryqi i Kuq dhe Ushtria Shpëtimtare.

Nuk jepen detaje të mëtejshme për mënyrën apo kushtet në të cilën punonin këta persona në lavazhin e shqiptarëve.

Sipas autoriteteve në vend, lavazhet e makinave me dorë janë një prej industrive kryesore ku ndodh shfrytëzimi i punëtorëve. Kushtet e punës në disa prej tyre janë shpesh shumë të pasigurta dhe të rrezikshëm. Edhe në rastet kur kushtet atmosferike janë të këqija, punëtorët janë të detyruar të vijojnë punën, shpesh pa veshjet apo pajisjet e duhura.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas