ShowBiz

Skivi largohet nga BabaStars

Reperi Visar Shala i njohur si Skivi nuk është më pjesë e BabaStars.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net ekskluzivisht nga burime pranë këtij labeli.



Sipas tyre, Skivi ka një vit që nuk është pjesë e BabaStars. Se Skivi është larguar nga grupi me të cilin ka punuar prej vitesh, dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit por të Skivit.

Fjala është për duetin e fundit me Genën, këngën ‘Kijamet’ dhe atë solo ‘Dita Nata’ të publikuar para katër muajsh.

Pjesë e BabaStars në krye me Getin prej kohësh nuk është më as njëri prej menaxherëve, Albert Krasniqi.

Kujtojmë se Alberti sa ishte në BabaStars ka qenë menaxher i Skivit dhe pas largimit nga ky label dyshen i kemi parë shpesh tek shoqërohen bashkë dhe fotografi kanë hedhur edhe në rrjete sociale.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas