Kryesore, Sport

Skënderbeu zyrtarizon Oto Xhon, sulmuesi vjen pas dy vitesh si golashënuesi më i mirë

Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar afrimin e nigerianit Oto Xhon, qendërsulmuesin e huazuar për 2 vite tek Trepça ’89 në Superligën e Kosovës. Duket se korçarët kanë qëlluar në shenjë. 20 vjeçari afrikan ka konfirmuar statusin si një golashënues i mirëfilltë dhe një sulmues vrastar para portës.

Kjo është pikërisht arsyeja se përse Skënderbeu, i cili bleu kartonin e lojtarit 2 vite më parë, vendosi ta huazonte atë në një tjetër skuadër, në mënyrë që të piqej edhe më shumë si lojtar profesional.



Oto Xhon ja ka dalë të bindë drejtuesit e klubit korçar se ai e meriton fanellën e kampionëve të Shqipërisë, duke u shpallur 2 herë golashënuesi më i mirë në Ligën kosovare me Trepça ’89, në të 2 sezonet që ka luajtur atje.

“Jam golashënuesi më i mirë i ligës në 2 sezonet e fundit dhe jam gati t’i shërbej Skënderbeut” -, është shprehur afrikani, i cili shihet si një aset i mirë dhe një lojtar ku “ujqërit e dëborës” mund të mbështeten për më shumë sukseset në të ardhmen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas