Kryesore, Mapo Letrare, Universitet

“Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, UET mbledh studjues dhe shkrimtarë

Departameni i Konunikimit në UET mbledh studjues dhe shkrimtarë në Konferencën Kombëtare Shkencore “Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”
Nisi ditë e djeshme në Razëm për të katërtin vit Konferenca Kombëtare Shkencore tre ditore “Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike e Universitetit Europian i Tiranës
Gjatë konferencës për letërsinë që është duke u mbajtur në Razëm, do të ketë diskutime nga shkrimtarë e studiues të letërsisë dhe historisë, si Virgjil Kule, Dekani i Shkencave Sociale Dritan Egro, drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Kuci, pedagogë të shkencave sociale, si dhe mesues të letërsisë nga gjimnazet e Shqipërisë.
Si cdo vit konferenca i paraprin shpalljes së çmimit “Kadare” për vitin 2017, një çmim që akordohet nga Instituti Europian Pashko.
Çmimi me vlerë 10 mijë euro jepet për të tretin vit radhazi për prozën më të mirë shqipe.
Juria e këtij çmimi përbëhet nga shkrimtari Kim Mehmeti që është dhe kryetar i saj, gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur” Eni Vasili, shkrimtarja Ledia Dushi, studiuesi Agim Baçi si dhe pedagogja e studiusja në Universitetin Europian të Tiranë Genciana Abazi Egro.
Çmimi shpallet të dielën 27 maj në Razëm në përfundim të Ditëve Letrare./Mapo.al/
<
>
Image-2 Image-3 (1) Image-3 Image-4


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas