Sport

Skënderbeu me stof kampioni, Kastrioti pëson 3 në Fushë Krujë

Skënderbeut i mjaftoi gjysmë ore loje për të hipotekuar fitoren e dytë radhazi Superiore, këtë herë në transfertë me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku realizoi 3 gola, 2 prej të cilëve Dejvi Bregu. Korçarët u shfaqën me stafin e kampionit ndaj një kundërshtari që e kishte nisur kampionatin duke surprizuar në stadiumin e Gjirokastrës, por ndoshta euforia dhe mungesa e eksperiencës ndikuan që të binin në grackën e Skënderbeut ende pa u nxehur mirë loja.

Takimi i zhbllokua që në minutën e 16-të nga Demte, i cili u asistua me zgjuarsi nga Krasniqi brenda zonës, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit portierit Kuka.



Reagimi i krutanëve ishte i pamjashtueshëm në minutat në vazhdim, ndërsa në të 30-ën shfaqi klasin e tij Dejvi Bregu me një goditje Standarde të kalibruar, që përfundoi në rrjetë, 0-2.

Trajneri i Kastrioti Plori u mundua të ndryshonte diçka duke hedhur në fushë që në fillim të pjesës së dytë Atsinën dhe Markut, por me gjithë presionin e vendasve dhe tentativave për të goditur portën, rrjeta e Skënderbeut mbeti i paprekur. Pak para se të mbyllej takimi, Dejvi Bregu realizoi golin e “knockout”-it pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i majtë i sulmit.

Pas këtij suksesi, i treti radhazi për trajnerin Orges Shehi, Skënderbeu ngjitet i vetëm në krye me pikë të plota pas dy javëve të para.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas