Sport

Skëndërbeu i Shehit, “miksim” i Dajës me Josën, “konsulent” De Biasi

Pas shumë vitesh dominimi të futbollit shqiptar dhe përfaqësimit dinjitoz në arenën europiane, Skënderbeu tashmë ka ndryshuar kurs. Vendimi i UEFA-s dhe gjyqi në dyert e CAS-it të Lozanës ka bërë që drejtuesit, për momentin, të fokusohen te të rinjtë, duke i besuar projektin njeriut të shtëpisë.

Orges Shehi, pasi vari dorezat, nuk pati kohë të relaksohej, pasi u emërua timonieri i ri i korçarëve. Por çfarë Skënderbeu do të shohim në vazhdim? 41-vjeçari ka punuar gjatë karrierës së tij me trajnerët më të mirë në Shqipëri, Skënderbeu i tij pritet të jetë një miksim midis atij të Mirel Josës me atë të Ilir Dajës.



Skema pritet të jetë e njëjtë 4-3-3, por me ndryshimin e madh që do të jetë një lojë me vertikalizime të shpejta, duke hequr dorë nga qarkullimi i dendur i topit. Në mbrojtje janë konfirmuar “senatorët” dhe kjo bën që në aspektin mbrojtës Shehi të marrë shumë nga një tjetër ish trajner i tij, Shpëtim Duro. Mbrojtje solide dhe më pas vertikalizime të shpejta në vendosjen me 3 mesfushorë në qendër, pra, për Shehin, pak nga të gjithë mësuesit.

Pa harruar që pranë tij në këtë start të karrierës së re po qëndron as më shumë dhe as më pak, por timonieri i historisë së Shqipërisë, italiani Gianni de Biasi, me të cilin numri një i stolit korçar këshillohet shpesh. Miqësia mes tyre buron që nga koha kur Gesi grumbullohej në skuadër dhe pavarësisht se mungonte aktivizimi i tij, De Biasi e vlerësonte së tepërmi për faktin që prania e tij ndihej në dhomat e zhveshjes. Shumë mësues për trajnerin e ri, por në fund të fundit notat janë personale dhe gjithçka e mësuar duhet zbatuar në mënyrën e duhur. Tashmë është radha e Shehit të tregojë që leksionet ndër vite ia kanë vlejtur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas