Kryesore, Sport

Skënderbeu hedh hap fals, barazon me Laçin në Korçë

Skënderbeu dhe Laçi kanë ndarë pikët sot në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Korçës, të boshatisur nga tifozët pas vendimit të dhënë nga Disiplina e FSHF-së.

Korçarët kanë qenë më kërkues në këtë duel, duke krijuar më shumë lojë dhe raste, por çuditërisht kurbinasit shënuan të parët me anë të yllit të skuadrës, Uzunit, i cili vazhdon të tërheqë skuadrën e tij me golat që shënon. Gjithsesi, barazimi nuk ka vonuar shumë, me Muzakën që ka vendosur barazpeshën në shifra, të cilat nuk do të ndryshonin deri në fund të ndeshjes edhe pse Skënderbeu e mbylli takimin me një futbollist më pak pas kartonit të kuq të Abazit.


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas