Sport

Skënderbeu godet ne merkato, merr 22-vjeçarin ish-futbollist të Partizanit

Pak ditë para se të mbyllet merkato Skënderbeu ka arritur të bëjë një goditje interesante. Klubi korçar siç njofton në faqen zyrtare, ka nënshkruar me futbollistin Realdo Fili për dy sezonet e ardhshme.

22-vjeçari së fundmi është aktivizuar me Kamzën, me të cilët ka luajtur për pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Fieraku ka qenë pjesë edhe e Partizanit nga sezoni 2016 dhe deri në janar të 2018.



Fili, një prodhim i akademisë së Apolonisë, ka luajtur për Kombëtaren U-19 dhe ekipin Shpresa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas