Sport

Skënderbeu e gjen zgjidhjen për tifozët, instalon kamera sigurie në stadium

Klubi i Skënderbeut është dënuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me 5 ndeshje pa tifozë, për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët e saj në ndeshjen kundër Partizanit.

Sfida mes kampionëve në fuqi të Shqipërisë dhe kryeqytetasve ishte e para pa forca policie në stadium dhe ky eksperiment nuk shkoi shumë mirë, raporton vipsport.



Tashmë, duket se klubi korçar e ka gjetur zgjidhjen, pasi gjatë ditës së sotme, në stadiumin e Skënderbeut janë instaluar kamera sigurie, që do të diktojnë mbarëvajtjen e ndeshjeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas