Kryesore, Sport

Skenarët që e afrojnë Luka Modriç me Interin

Vështirësitë janë objektive, por Interi nuk heq dorë nga ëndrra “Luka Modric”. Mesfushori kroat është thirrur rregullisht nga Lopetegui për Superkupën Europiane, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, në Talin, por siç raportohet nga “Corriere della Sera” kjo nuk është fjala e fundit për klubin zikaltër, i cili është duke shpresuar për një “hit” në gongun përmbyllës të merkatos.

Tregu i transferimeve të verës në Itali do të mbyllë dyert të premten, më 17 gusht, ndërsa zikaltrit do të presin deri në fund një telefonatë nga Spanja. Modric, në fakt, nuk është i lumtur për të qëndruar në “Bernabeu”, dëshiron të largohet nga Real Madridi, ndaj Interi është i intriguar nga propozimi dhe të enjten do të bëjë një përpjekje të fundit me Florentino Perez.



Drejtuesit e klubit ntga Milano do të përpiqen për ta liruar kroatin nga kampionët europianë, sapo këta të fundit të kthehen nga sfida me kushërinjtë “Colchoneros”. Modric nuk dëshiron të ketë konfrontim me “Los Blancos”, ndaj vendosi për t’iu përgjigjur thirrjes së trajnerit Lopetegui. Por në një moment të dytë ai është i vendosur të pohojë arsyet e tij të largimit.

Kështu, të enjten ai do të refuzojë në derën e Perez dhe do të kërkojë edhe një herë që të lirohet, duke respektuar paktin e nderit që ishte vendosur mes të dyve. Në atë pikë, Interi, që tashmë e ka arritur marrëveshjen me lojtarin, do të formulonte ofertën e tij të huazimit, me të drejtën e shpengimit të plotë. Ndërkohë, kontaktet ndërmjet Modric dhe klubit zikaltër mbeten të vazhdueshme.

Biseda e fundit u krye dje në mëngjes. Në favor të Modric dhe Interit, gjithashtu, luan një faktor, që nuk duhet të neglizhohet, përkatësisht mbyllja e tregut të transferimeve në Itali, ndërsa në Spanjë mbetet ende hapur. Në rast se largimi i Modric materializohet, Real Madridi do të ketë gjithë kohën për të gjetur një zëvendësim të tij në lartësi, duke pasur parasysh se në vendin iberik transferimet do të vazhdojnë deri më 31 gusht.

Zgjidhjet për “Los Blancos”, siç raportohet gjithmonë nga “Il Corriere della Sera”, janë dy: Thiago Alcantara nga Bayern Munich dhe Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio. Spanjolli është në “pole position”, pasi do të kushtojë më pak dhe se, edhe në Gjermani, merkato e verës do t’i mbyllë dyert e saj më 31 gusht. Ndërsa për të siguruar shërbimet e serbit të Lazios, “Los Blancos” duhet të nxitojnë shumë shpejt. Menjëherë pas shitjes së mundshme të Modric, duhen depozituar 120 milionë euro te presidenti Lotito, i gatshëm për ta shitur xhevahirin e tij të shumërkërkuar për këtë shumë.

Interi, i cili me ardhjen e mesfushorit kroat do të kandidojë për t’u bërë rivali kryesor i Juventusit në garën për “Scudetto”, është i vetëdijshëm se palët janë aktualisht shumë larg, se operacioni mbetet veçanërisht i vështirë dhe koha në dispozicion është ngushtuar shumë, por kot nuk thonë se “shpresa vdes e fundit”.

Duhet pritur deri të premten. Pas Keita, ardhja e Luka Modric do të ishte “qershia mbi tortë” për merkaton e Interit. Në qoftë se ëndrra e madhe e kësaj vere më në fund do të zbehet, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, nuk do të kishte “plan B” për zikaltrit. Merkatoja e tyre e kësaj vere do të konsiderohej e mbyllur me blerjen e lojtarit nga Senegali.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas