Kronika, Kryesore

Skemë mashtrimi, i sekuestrohen 1.5 mln euro një shtetasi italian

Llogari bankare me vlerën e 1.5 milionë eurove janë sekuestruar nga Policia me vendim të Gjykatës së Tiranës. Llogaritë bankare ishin në pronësi të një shtetasi italian, i cili ushtronte veprimtarinë në fushën e tregtisë ndërkombëtare.

Policia sqaron se “shtetasi me iniciale S.L, me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve, ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali”.



Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas