Sport

Skedina e çmendur e anglezit, humbet në mënyrë dramatike 1 milionë stërlina

E shtuna ishte fare pranë e të qenurit dita më e lumtur e jetës së një anglezi i cili i ka shkuar shumë afër fitimit të 1 milionë stërlinave në baste.

Personi në fjalë kishte parashikuar 6 ndeshje në lojën e famshme Sky Super 6, ku kishte vendosur vetëm 1 stërlina, raporton “SPORTBible”.



Në fund ai ishte duke pritur vetëm një sfidë, pasi 5 të tjerat kishin përfunduar dhe çmimi i madh ishte shume pranë.

Ekzaktësisht ishte takimi mes Wigan dhe Nottingam Forest, i zhvilluar sot në orën 16:00 dhe që deri në minutën e 90-t ishte me shifrat 2-1. Mjaftonte të përfundonte kështu dhe anglezi do të kishte tërhqeur 1 milionë stërlinat, por jo.

Në minutën e 91-t gjyqtari akordon penallti për skuadrën mike. Lutjet ishin të mëdha që portieri i Wigan ta priste dhe kështu ndodhi. Gjithsesi nuk pati vend për festë pasi menjëherë pas pak sekondash Soudani barazoi 2-2 për skuadrën mike. Çfarë mënyrë e tmerrshme për të humbur 1 milionë stërlina.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas