Aktualitet, Kryesore

Skandali, PD publikon dokumentet: Vëllai i Fatmir Xhafajt u dënua në Itali, jeton i lirë në Shqipëri

Ashtu siç kishte paralajmëruar, PD publikoi sot dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt për trafik droge

“Fatmir Xhafaj mohoi dënimin e të vëllait për trafik droge.



Fatmir Xhafaj tha që dënimi është çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte dhe prova,” tha deputeti Enkelejd Alibeaj, teksa publikoi provat.

“Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali.

Agron Xhafaj është i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA. Vëllai i Fatmir Xhafajt ishte furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash. Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri,” tha Alibeaj.

“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore”.

“Eshtë detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas