Ekonomi

Skandali me vajin e ullirit, prodhuesit tregojnë kostot reale…

Të gjithë i drejtohemi marketit për të blerë vaj ulliri ekstra të virgjër, por pak jemi interesuar se sa është se sa është kostoja reale e një litri vaj, duke nisur që nga ulliri i marrë në pemë e deri tek përpunimi në fabrikë.

Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit, shprehet: “Kostoja e një litri vaj ulliri, nëse është në fabrikë shkon 700-800 lekë litri. Për një litër vaj ulliri na duhen 6-8 kilogramë ullinj”.



Subashi vijon shpjegimin: “Ulliri për vaj ka çmim të ndryshëm nga ulliri për tavolinë. Zakonisht shkon nga 80-120 lekë për kilogramë. 650-800 lekë na duhen vetëm ullinj për të arritur në një ekstra të virgjër”.

Por, sa është kostoja e fabrikës së përpunimit? Sipas Subashit, 120 lekë të vjetra.

Pra, pa përfshirë ambalazhin dhe krahun e punës, na duhen 800 lekë të reja për një litër vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërsa për prodhuesin i cili e përgatit vajin e ullirit për tregti ka kosto të tjera shtesë.
“Nëse do të dalësh në market për një litër vaj ulliri, sigurisht që duhet të ketë taksën që shkon afërsisht 30% e produktit, ke kostot e transportit, kostot e marketingut, etiketimin e të gjitha. Pa 1200 lekë litri, ne nuk mund të gjejmë vaj ulliri ekstra të virgjër”, thotë Subashi.

Ndërkohë, në supermarketet e vendit tonë gjen vaj ulliri ekstra të virgjër 590 lekë për 750 mililitra. A mund të jetë ky vaj ulliri ekstra i virgjër me këtë çmim?

“Praktikisht e pamundur. Sepse vetëm kostot e TVSH-së që ka 20% brenda, kostot e transportit dhe kostot e përpunimit i bie shumë. Nëse llogarisim që një litër vaj ulliri vetëm koston e etiketimit e ka 100 lekë. Pjesën tjetër e bëni vetë llogaritjen”, shpjegon Subashi.

Pra, vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarket si ekstra i virgjër, me një çmim afërsisht 600 lekë të reja, nuk është vaj ulliri ekstra i virgjër./tch

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas