Aktualitet, Kryesore

Skandali i varreve të Boboshticës, 1 vit burg kreut të OMONIA-s

Korçë Dhunimi i varreve në Boboshticë i ka kushtuar 1 vit burg kreut të OMONIA-s në Korçë dhe liri me kusht për dy punëtorët. Vendimi është dhënë dje nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi të shpallë fajtorë me vendim të formës së prerë Naum Dishon dhe dy punëtorët Luan Zaçe e Alqi Koroveshi, për skandalin e dhunimit të varreve në Boboshticë në vjeshtën e vitit 2010. Seanca është zhvilluar larg vëmendjes së medias, duke mos u lejuar prania e këtyre të fundit në vendimin për këtë çështje, që është në dyert e drejtësisë prej më shumë se 18 muajsh. Dhunimi i varreve, vepër për të cilën akuzohen tre të pandehurit e kësaj çështjeje, Naum Disho si dhe punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, u zbulua në periudhën shtator-tetor të 2010-ës, kur banorët e fshatit Boboshticë denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke. Organizata OMONIA ka marrë përsipër ndërtimin e një memoriali me fondet e saj në varrezën që gjendet në brendësi të kishës së Shën Mërisë, me pretendimin se aty gjendeshin eshtrat e dy ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke. Por sipas banorëve, në ato varreza nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, megjithëse ata e pranojnë që në këtë periudhë është vrarë një ushtar grek në afërsi të fshatit Boboshticë. Banorët kanë pretenduar se nga punimet në varrezën afro një shekullore, kanë dalë në sipërfaqe eshtrat e të parëve të tyre. Ndërkaq, përveç ndërtimit të një shkallareje është ngritur memoriali, i cili ka shërbyer më pas për një ceremoni të organizuar nga OMONIA, por dhe nga përfaqësues të Konsullatës greke në Korçë, në nderim të ushtarëve, sipas saj, të rënë në këtë zonë dhe që prehen në këtë varrezë. Madje, pas ceremonisë është shkaktuar dhe një incident, ku kurorat me lule të vendosura në këtë memorial janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Por ka qenë insistimi i banorëve të Boboshticës që të mos dhunoheshin varrezat e të afërmve të tyre, gjë për të cilën vetë Disho ka deklaruar se nuk janë dhunuar varrezat, por erozioni ka ndikuar në nxjerrjen e tyre në sipërfaqe dhe jo punimet që e kanë sistemuar, sipas tij, këtë varrezë. Menjëherë, prokuroria e Korçës, pas mediatizimit të çështjes në fjalë, ka nisur hetimet, ndërsa dosja me të pandehur kreun e OMONIA-s në Korçë dhe 2 punëtorët u dërgua në gjykatë, gati një muaj më vonë, në nëntor të vitit 2010. Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka kërkuar të njëjtin dënim për Dishon, ndërkohë që ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit. Tashmë kreu i OMONIA-s, Disho, ka një muaj kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas