Aktualitet, Kryesore

Skandal seksual! Ish-ministri dhe deputeti shqiptar i përfshirë… ngacmonte të miturat

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Balic, dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual.

“Indeksonline” mëson se, Balic, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur.



Burimet thonë se 60-vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me një 17-vjeçare të komunitetit boshnjak, Selma M..

Rasti në fjalë është raportuar nga prindërit e viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë marrë në pyetje ish-zv.ministrin Balic i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.

“Po, është njfotuar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetëdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar në procedurë të rregullt”,- ka deklaruar ai.

Numan Balic që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Balic ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Mirëpo, as ky post nuk i kishte zgjatur shumë.

Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi e kishte shkarkuar për disa arsye. E ky vendim e kishte irrituar tej mase Balicin.

“Derisa as vetë kryeministri nuk është zgjedhur me procedurë ligjore, nuk ka të drejtë të më shkarkojë nga ky post”,- kishte deklaruar ai, duke shtuar se prapa vendimit të kryeministrit Rexhepi për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë qëndronin edhe strukturat e PDK-së.

Vlen të theksohet se së fundmi Numan Balic nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv.ministrit për më shumë se 30 ditë.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar meë 23 dhjetor. “Shkarkimi i tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vjen z.Balic”,- ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas