Aktualitet

Skandal në Francë. Edhe në Asamblenë Kombëtare zhduken vepra arti

Katër vepra arti janë zhdukur nga Asambleja Kombëtare franceze, sipas inventarit të fundit vjetor, bënë të ditur sot burime që përputhen duke konfirmuar një informacion të gazetës “Canard Enchaîné”.

“Katër vepra arti kanë rezultuar të zhdukura pas verifikimit periodik të kryer nga Departamenti i i Veprave të Artit, i Pasurive të Patundshme dhe Trashëgimisë”, konfirmoi presidenca e Asamblesë.



“Punimet ishin varur në muret e zyrave”, theksoi presidenca duke shtuar se kërkimet e bëra deri tani nuk kanë mundësuar lokalizimin e tyre.

Bëhet fjalë për një vepër të artistit grek, Takis që i përket Fondit Kombëtar të artit kontemporan, një tablo e artistit francez me origjinë haitiane, Herve Telemaque, një tjetër e artistit francez, Richard Texier dhe një gravurë e një autori të panjohur.

Këto tre veprat e fundit i përkisnin Asamblesë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas