Kryesore, Politika

‘S’ka Çamëri’/ PDIU i përgjigjet ashpër Greqisë: Shqiptarët do ta dërmojnë paktin Tcipras-Rama

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë, i cili u shpreh sot se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është në tavolinën e negociatave mes dy vendeve. Doda lëshon akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa shton se çdo pushtetar përgjegjës duhet ta dijë mirë se do zhduket shumë shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes e tradhtisë që ata mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire.

“Ekstremisti i majte Cipras, tashme i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çeshtja çame nuk ekziston, se do marre detin, varrezat, te drejtat per te gjallet e te vdekurit e tyre ne kte vend. Po sot partneri strategjik i Edi Rames deklaron se nuk njeh masakrat, debimet, rrembimet, vrasjet e vjedhjen e pronave ne Çameri, madje guxon e shkon deri aty sa thote se do heqë emrin Çameri nga tekstet shqiptare… Rilindja si vazhdimesi e politikes se kuqe te diskriminimit dhe krimit mbi popullsine Çame po ridimensionohet bindshem. Bijte e eterve qe vrane popullsine Çame ne Çameri se bashku me bijte e eterve te kuq ketu ne Shqiperi qe persekutuan per gjysme shekulli popullsine e martirizuar qe erdhi te gjente strehe ne shtetin ame, sot vendosin ti zhdukin edhe emrin… Por sot duhet ta dine mire, e ta mesoje çdo pushtetar pergjegjes ne kete vend, se para se te zhdukni emrin, te drejten e historine e Çamerise, do zhduket shume me shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhetise qe ata vete mbillen e po rrisin perdite mbi kurrizin e Çamerise martire. Ne nuk harrojme!!!”, deklaroi Mesila Doda.



PasPara

1 koment

  1. QAMERIA ka ekzistuar dhe do te ekzistojë gjithmone. Aty janë varret shqiptare me shekujë ,ndersa varret e pseudogrekëve arrijne diku deri te gjenerata e tretë.Nuk mundet askush ta shlyejë Qamerinë, Nuk fillon historia ne vitin 1945.Kta pseudogreket te cilet i demantoi i madhi Konstadin Kristoforidhi dihet per logjiken e shendoshe se gjuha e tyre eshte e shekullit XIV- të.Ku u vendosen se pari pas luftes 30- të vjeqare ne More ( pelopeneze ) SI SHERBYES TE TURQËVE .Historia eshte nje , munden ti ndalojne Fallmerayer e shume te tjere mirepo Realiteti flet shqip kudo ne hapesiren e pseudogrekeve.Arvanitasit flasin ende shqipë.Perkunder mizorive te njepasnjeshme !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas