Aktualitet

Sjellja e deputetëve shqiptarë në Bruksel, Rama: Nuk ekziston një tjetër komision si i yni!

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar të kritikojë sjelljen e deputetëve të opozitës edhe ditën e enjte gjatë fjalimit në Kuvendin e Shqipërisë, teksa Shqipëria pret zyrtarizmin e hapjes së negociatave me BE-në nga Këshilli i Europës.

Ai i bëri thirrje për të dytën ditë radhazi opozitës që të mos eksportojnë jashtë konfliktet e brendshme politike, por të kontribuojnë në rrugën drejt BE-së.



Çelja e negociatave nuk është anëtarësimi, rruga e anëtarësimit është e gjatë dhe në këtë rrugë duhet kontributi i të gjithëve. Duhet shembulli i të gjitha vendeve që ia kanë dalë me sukses. Betejat politike janë në çdo vend, edhe në vende që janë anëtare të BE, por kurrë asnjë vend që sot është në BE nuk e ka eksportuar baltën dhe sherret e brendshme në.

Kryeministri tha se nuk ekzistojnë deputetë dhe komisione të përbashkëta parlamentare që sillen si shqiptarët në Bruksel, përballë ndërkombëtarëve të cilët shikojnë si zihet shqiptarët me njëri-tjetrin.

Nuk ekziston një tjetër komision i përbashkët parlamentar që shkon në Bruksel që të bëjë atë që bën komisioni ynë i përbashkët parlamentar, që e kthen bashkëbisedimin me palën tjetër në një seancë teatri lokal, ku pala tjetër që rri përballë shikon se si zihen shqiptarët me njëri-tjetrin. Nuk ekziston, nuk ekzistojnë deputetë dhe përfaqësues opozitash në vendet e tjera që të vijnë vërdallë korridoreve të Brukselit apo kryeqyteteve të tjerë me çanta në dorë, mbushur me dokumente propagande kundër vendit të tyre. Sepse në fund të ditës, sado të thuash se janë kundër qeverisë, për ata që i marrin ato dokumente janë dokumente që shkojnë kundër vendit. Natyrisht na takon ne një përgjegjësi më e madhe se e atyre që nuk janë sot këtu dhe ka kohë që nuk janë fare në skenën e debatit dhe të alternativave politike, por janë vetëm në arenën e kacafytjeve, që të bëjmë më të mirën e mundshme që të krijojmë një klimë sa më të favorshme ndërveprimi dhe bashkëveprimi, për të mos thënë bashkëpunimi se duket një fjalë utopike për momentin që flasim.”/tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas