Kryesore

Situata e rendit, Edi Rama: Nuk ka banda në Shqipëri, por rrugeçër

Kryeministri u është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën kriminale në vend. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama krahasoi me shifra ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës që prej vitit 2010.

“Në muajin Gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit Maj-Gusht ka 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve menjëherë nga një i çmendur. Në 2011, 43 me 13. Në 2012, 47 me 13. Në 2013, 36 me 13. Këta që na flasin që krijojnë gjithë këtë zhurmë sikur këtu po ndodh hataja janë këta që kanë drejtuar Ministrinë e Brendshme kur kishte mbi 40 vrasje çdo verë”, tha Kryeministri.



Ndërsa sa i përket grupeve kriminale që veprojnë në vend, Rama i ka quajtur rrugeçër të cilët tashmë do të duhet të përballen me policinë.

“Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe të qartë dhe plot ndriçim në çdo qytet për të gjithë rrugeçërit. Se këtu flitet banda, por këtu kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht. Këta duhet të humbasin përfundimisht autoritetin që kanë në rrugë, që gëzojnë prej shumë e shumë vitesh. Duhet të shqetësohen këta kur dalin nga shtëpia”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

“Duhet prokuroria, duhen edhe gjykatat të bëjne pjesën e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh. Kjo për të thënë se duhet ta komunikojmë me njerëzit, në të gjithë territorin me të gjitha mjetet”, tha Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas