Sport

Siti e kthen makthin në fitore, Junajtid mposht Arsenalin


Ndeshja mes Mançester Sitit dhe Totenhamit ka përfunduar me rezultatin 3-2. Në 45 minutat e para ndeshje ishte ne nivele të barabarta ndërsa pjesa e dytë ka qenë më e mirë për skuadrën e Mançester Sitit.
Dy golat e parë të kësaj skuadre u shënuan nga Samir Nasri në minutën e 56-të dhe Joleon Leskot në të 59 -ën duke e çuar rezultatin në 2-0. Por loja nuk mbaroi me kaq pasi skuadra e Totenhamit ka mund të barazojë pas dy golave të Zhermain Defo dhe Gareth Bejl. Gjatë minutave shtesë të lojës skuadra e Sitit ka arritur të marrë një penallti e cila u shndërrua në gol nga Mario Baloteli duke regjistruar rezultatin përfundimtar 3-2. Me këtë fitore Mançester Siti ka 54 pikë në vendin e parë.

Mançester Junajtid e dinte se ndaj Arsenalit nuk do të ishte më ajo shëtitja 8-2 e fazës së parë. Londinezët, që e kanë rritur ndjeshëm lojës, janë bërë një barrikadë e vështirë për skuadrën e Fergusonit. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë nga Mançesteri, kur Luis Antonio Valencia do të shënojë pikërisht kur po skadonte koha në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Arsenalinistë bëhet më kërkues dhe do ta gjejë golin e barazimit me të zakonshmin Robin Van Persi. Megjithatë, Junajtid nuk dekurajohet dhe do të mësyjë portën e “topçinje”, derisa Daniel Uellbek do të kthejë avantazhin dhe diferencën -3 nga Mançester Siti.



 

Premier Liga – Java XXII

 

Të shtunën

Noruiç – Çelsi                                                 0-0

Everton – Blekbërn                                         1-1

Ulvërhempton – AstonVila                            2-3

Fulham – Njukastëll                                        5-2

KuinsParkRejnxhërs – Uigan                        3-1

Stouk Siti – Uest BromuiçAlbion                  1-2

Sandërlend – Suonsi Siti                                 2-0

Bolton– Liverpul                                            3-1

Të dielën

Mançester Siti – Totenham                             3-2

Arsenal – Mançester Junajtid                          X-X

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas