Aktualitet

Sistemi i ri i drejtësisë, ambasada amerikane ka një apel për gjykatësit e ndershëm






               Publikuar në : 20:29 - 28/08/18 |
mapo.al

Ambasada amerikane i ka drejtuar një apel sot gjykatësve të ndershëm dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Në një status në “Facebook”, ambasada thotë se në Shqipëri po krijohet një sistem drejtësie që i shërben vërtetë interesave të qytetarëve.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu 👉 https://bit.ly/2P7bVKk ”, shkruan ambasada amerikane.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas