Aktualitet

Siriani përdhunon të renë shqiptare ende pa marrë veten nga lindja

Një emigrant 34-vjeçar nga Siria që jeton në Zvicër ka përdhunuar një vajzë shqiptare në kampin e azilantëve. Bëhet fjalë për një vajzës 27 vjeçe e cila ishte larguar nga Shqipëria për shkak të paragjykimeve.

Para Gjykatës rajonale të Solothurnit është paraqitur një shtetas sirian, pasi dyshohet se nga fundi i vitit 2016 e ka perdhunuar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai. Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse në afërsi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij. Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arratisur.



Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese. Ai i vizitonte rregullisht duke iu dëgruar ushqim. Aty njihet me shqiptaren me inicialin B, një grua e pamartuar nga Shqipëria dhe nga frika e babait, ishte arratisur shtatzanë për në Zvicër. Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch. Ndonjëherë, siriani i ndihmonte asaj që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo në manovrim me celular.

Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgoi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie intime me te. «Jo», i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjen e saj njëmuajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.

Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshti të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.

Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit. Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dhunuar në Shqipëri. Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. «Nuk mund të flejë pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik. Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot», ka deklaruar ajo.

I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite burg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10’000 frangash.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas