Aktualitet

Singapor, çdo gjë gati për takimin Trump-Kim Jong un

Çdo gjë është gati për samitin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un që do të mbahet më 12 qershor në ishullin Sentosa të Singaporit, konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit Vivian Balakrishnan.

Balakrishnan në Pekin deklaroi se kishte shkuar në Phenian për të shmangur eventualisht ndonjë situatë të paparashikuar. Ai shtoi se gjithçka ishte gati për samitin e të dy udhëheqësve.



Autoritetet e Washingtonit dhe Phenianit, sipas ministrit të Singaporit, janë të kënaqura me rregullat e samitit dhe janë të gatshëm të zgjidhin problemet që ekzistojnë për 70 vjet.

Balakrishnan në fillim të javës ishte në Washington ku u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompe dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. Gjatë javës në Phenian ai u takua gjithashtu me homologun e tij, Ri Yong Hoom.

Singapori si një nga vendet më të vogla në botë do të presë një nga takimet më të rëndësishme diplomatike në dekadat e fundit, atë mes Trump dhe Kim, liderët e njërit nga shtetet më të fuqishme dhe njërit nga shtetet më të varfra në botë.

Opinioni në Gadishullin Korean në përgjithësi mirëpret Samitin e ardhshëm Trump-Kim që do të mbahet më 12 qershor në Singapor, por qarqet konservatore në Seul nuk e fshehin habinë për faktin se Trump është dakorduar për samitin pa ndonjë garanci paraprake nga pala tjetër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas