Sociale

Sindikatat bëjnë thirrje për 4 ditë pune në javë

Javët me vetëm 4 ditë pune do të bëhen realitet brenda këtij shekulli nëse bizneset detyrohen të ndajnë përfitimet e teknologjive të reja me forcën punëtore.

Ky është pretendimi që vjen nga Kongresi i Sindikatave Tregtare (TUC) në Angli dhe Uells. “BBC” raporton se nga konferenca e tyre vjetore ata i bënë thirrje qeverisë të ndërmarrin veprime për të ndihmuar njerëzit të punojnë më pak, por të paguhen njësoj.



Sipas transmetuesit britanik, inteligjenca artificiale, robotika dhe automatizimi mund t’i sigurojnë një shtysë ekonomike prej 200 miliardë paundësh Britanisë së Madhe në dekadën e ardhshme.

Në një firmë në Uells, aplikimi i 4 ditë pune për javë ka nisur që tani. Themeluesi i firmës “IndyCube”, me bazë në Kardif, Mark Hooper tha se se tranzicioni drejt këtij aranzhimi përgjatë 18 muajve të fundit nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.

“Ndjemë se kishim një mundësi për të vërtetuar se në 4 ditë pune mund të ishim po aq produktiv sa në 5, dhe ia ka vlejtur”, tha Hooper.

Ai tha se kompania po prodhon më shumë dhe po zgjerohet edhe jashtë Uellsit.

Sekretari i Përgjithshëm i TUC, Frances O’Grady, theksoi se më parë sindikatat kishin luftuar për të siguruar dy ditë pushim në fundjavë për të gjithë punonjësit, dhe se kjo është sfida e tyre e radhës.

Sipas TUC, aktualisht në Britaninë e Madhe rreth 1.4 milionë njerëz punojnë 7 ditë në javë. Ndërsa 51% e të punonjësve të pyetur thonë se druhen që benefitet e teknologjisë së re do të shkonin për menaxherët e kompanive dhe pronarët.

Një raport i Janarit 2018 nga “Centre for Cities” thoshte se rreth 3.6 milionë vende pune mund të zëvendësohen nga makineritë deri në vitin 2030. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas