Aktualitet

Si u zbuluan milionat e eurove në dy “Toyota”, ja kush është i riu i shoqëruar nga policia




               Publikuar në : 20:43 - 24/06/18 |
mapo.al

Miliona euro të fshehura në dy automjete tip “Toyota”. Kështu raporton nga Porti i Durrësit gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb”. Ajo ka mundur të sigurojë detaje të reja nga zbulimi i shumës prej rreth 5 milionë eurosh në Portin e Durrësit.


Mësohet se paratë ishin fshehur në pjesën e pasme të dy automjetet “Toyota” me tek derë që po transportoheshin bashkë me makina të tjera në një kamion.

Ndonëse flitet për 5 milionë euro, ende nuk dihet shuma e saktë e parave, pasi burimet thonë se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe. Tek personat e shoëruar janë shoferi i kamionit dhe Klevis lika, 19 vjeç, djali i pronarit të kamionit.

Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre si dhe burimi i parave. Çështjen janë duke e ndjekur nga afër drejtuesit e policisë së Durrësit. Ndërkaq mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e pronarit të kamionit.

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas