Kronika, Kryesore

Si u zbulua Anna Malaj: Ja pse i grabisja karburantet

Pas ndalimit të Anna Malaj, e cila ishte bashkëautorja e një sërë grabitjesh në disa pika karburantesh, policia ka arrestuar edhe autorin tjetër.

Bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos, i cili së bashku me kushërirën e tij, kishin vjedhur me armë një karburant dhe kishin tentuar grabitjen e dy të tjerëve por pa sukses.



Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lekë të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar.

Në datën 15 korrik objekt i dy grabitësve ka rënë një pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara. Dy kushërinjtë akuzohen për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg, raporton Shqiptarja.com.

U zbuluan nga kamerat e sigurisë
Për të dokumentuar ngjarjen, dhe për ta lidhur atë edhe me tentativën e grabitjes së dy pikave të tjera të karburantit në Mallakastër e Fierit, është dashur sekuestrimi i kamerave të sigurisë, të cilat kanë nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa policia ka siguruar edhe të dhëna operative se femra që kishte marrë pjesë në të tre grabitjet, mund të ishte 31-vjecarja Anna Malaj, e cila më parë quhej Jonida. Pas fakteve të mbledhura, efektivët e policisë kanë shkuar për kontroll në banesën e 31-vjeçares, duke e pyetur këtë të fundit nëse kishte armë, dhe Malaj ka dorëzuar menjëherë armën e gjahut që rezultoi të jetë përdorur edhe për grabitje. Në oborrin e shtëpisë së 31-vjeçares është gjetur edhe automjeti i ngjashëm me makinën e përdorur nga grabitësit që dukej në kamerat e sigurisë të pikave të shitjes së karburanteve. Kanë mjaftuar këto fakte për të kryer edhe shoqërimin e 31-vjeçares të cilës i janë marrë deklarimet përkatëse lidhur me tre ngjarjet.

Grabitjen e parë për hakmarrje
Gjatë marrjes në pyetje, ka konstatuar se 31-vjeçarja mbante në qafë një medaljon, të ngjashme me atë që mbante vajza e cila shfaqej në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Pasi janë krahasuar të gjitha të dhënat, 31-vjeçares i është kërkuar që të eci dhe vrapojë për disa metra, duke krahasuar këtë të fundit me imazhet e marra nga kamerat e sigurisë, që përafrohej thuajse totalisht. E ndodhur përballë këtyre fakteve, Anna ka rrëfyer të vërtetën para prokurorit Çlirim Sino, duke pranuar se ishte ajo vajza që shfaqej në mjediset e karburanteve. Vetë 31-vjeçarja Malaj ka treguar përpara grupit hetimor se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer grabitjen e parë. Ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. E ndaluara ka pohuar se i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit. Mësohet se 31-vjeçarja ka pohuar para hetuesve se edhe pse ka debatuar, punonjësi nuk i ka kthyer reston e duhur dhe për këtë arsye ka dashur të hakmerret ndaj tij.

E dehur
Vetë 31-vjeçarja Malaj ka treguar përpara grupit hetimor se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas