Aktualitet, Kronika

Si u përgatit atentati ndaj Kollozit

eksplozivI penduari i drejtësisë, i akuzuar për një listë atentatesh, thotë se është tërhequr pasi nuk donte të përfshihej në politikë. “I kërkova të më shpjegonte se përse më kishte ngatërruar në probleme politike”, thotë ai për një takim me të akuzuarin si pjesë e grupit Erjon Mëhillaj. Ai thotë se e kishte kuptuar rastësisht se kujt po i bëhej atentati, ndërsa më herët kishte bërë përgatitjet për këtë dhe kishte matur se sa fitil e eksploziv i duhej. Ai tregon se të tjerë njerëz morën përsipër atentatin ndaj kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në Vlorë.

Në dhjetëra faqe dëshmi, Julian Sinanaj u ka treguar prokurorëve se si funksiononte bota e nëndheshme e Vlorës. Cilat ishin konfliktet për të cilat paguhej për të mbyllur hesapet dhe personat e përfshirë në vrasje e atentate. Ndër të tjera duket se Sinanaj ishte i kujdesshëm të mos përfshihej në ngjarje me një profil të lartë. Ai tregon se kur mori vesh që duhej të vendoste tritol në pallatin ku jetonte Ardian Kollozi pak para zgjedhjeve, vendosi të tërhiqej sepse nuk donte të përfshihej në politikë. Sinanaj nuk e sqaron më tej nëse atentati ndaj Kollozit ishte apo jo politik dhe as lë të kuptohen motivet rreth tij. Madje Sinanaj nuk saktëson në asnjë moment nëse atentati do të bëhej ndaj Kollozit apo dikujt tjetër, pasi në dëshmi thuhet vetëm se tritoli do të vendosej në katin 8 ose 9, duke mos sqaruar se kush synohej. Konflikti që vijoi pas kësaj brenda grupit dhe dyshimet e paranoja që kishin anëtarët e tij ndaj njëri-tjetrit. Shënim: Mapo ka shmangur përdorimin e të gjithë emrave që mund të cenojnë procesin hetimor.



 

Atentati ndaj Kollozit

Gjatë këtyre kohëve, jam telefonuar nga Erjon Mëhillaj, i cili më kërkoi që të takoheshim. Në takim afër shtëpisë së tij më kërkoi që unë të bëja një më të lehtë për të. Më tha se unë duhet të bëja një shpërthim në katet e fundit të një pallati. Më hipi në makinën e tij dhe kemi shkuar në afërsi të pallatit, të cilin ma tregoi se kush ishte ai. Më kërkoi që unë të bëja një shpërthim me eksploziv në katin e 8 ose të 9-të të tij. Pashë se pallati ndodhej në afërsi të pallatit ku unë kisha apartamentin me qira, të cilin nuk e dinte Erjoni se unë jetoja aty. Erioni më tha se për këtë shpërthim do të më jepte 7.500 euro, si dhe më tregoi se çelësin e derës së jashtme të hyrjes kryesore të portës do të ma jepte ai. Nga ana e tij nuk m’u tregua se kujt ia ishte apartamenti ku unë do të vija eksplozivin. Pranova ta bëja si ngjarje, ku i kërkova eurot që ai më premtoi, çelësin e hyrjes si dhe eksplozivin dhe fitilin që do të përdorej. Mbas nja dy-tri ditësh, më ka telefonuar dhe jemi takuar përsëri mbrapa shtëpisë së tij. Në takim ai ndodhej vetëm, ku gjatë këtij takimi më dha 7.500 euro, dy-tri kapsolla ndezëse, dy-tri rrota fitili, një llokum dinamiti 250 gramësh dhe çelësin e derës së hyrjes kryesore. Pasi mora eurot, fillova të bëja gati fitilin, për të përcaktuar se sa kohë do më duhej për t’u larguar nga momenti i ndezjes së fitilit deri në shpërthimin e tritolit. Nga ana ime u zgjodh ky variant, pasi po të bëja ndonjë aparaturë për shpërthimin në distancë, rreziku do të ishte më i madh pasi do tërhiqja vëmendjen e policisë. Për këtë gjë fillimisht kam shkuar me motorin tim te Pylli i Sodës, ku atje kam bërë eksperimente duke matur kohën se sa do të nevojitej si kohë për djegien e fitilit dhe mundësinë e largimit tim. Nga provat që bëra më rezultoi se duhej goxha fitil. Për problemin e fitilit nuk diskutova më me Erionin, por gjatë kësaj kohe u mora me studimin e pallatit ku do vendosej eksplozivi. Gjatë një mëngjesi isha i afruar te kafeneja që ndodhet pranë pallatit, ku aty kam pyetur kamerierin që më shërbeu se i kujt ishte pallati përbri. Nga ana e tij m’u tregua se në atë pallat jetonte Ardian Kollozi dhe dikush tjetër që nuk e fiksova.

“Mos më përfshi në politikë”

Në atë momente kuptova rëndësinë e veprimit dhe se çfarë ishte duke lozur me mua Erjoni. Si kohë kujtoj se ka qenë përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Dy tre ditë më pas jam takuar me Erjonin, mbas kërkesës së tij nëpërmjet telefonit, ku në takim e sipër kemi shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin. I kërkova të më shpjegonte se përse më kishte ngatërruar në probleme politike.  Erjoni pasi më dëgjoj, më tha nuk ka problem, më kthe eurot dhe sendet që të kam dhënë, pasi nuk ka problem se këtë e marrin përsipër dhe njerëz të tjerë që mund ta bëjnë. Mendova se me njerëz të tjerë e kishte fjalën për Ndriçim Gjokonën ose ndonjë nga shokët e tij, me të cilin e kisha parë të shoqërohej shpesh ato kohë. Në takimin pasardhës që bëmë pas një dite unë i kam dhënë çelësin e derës ndërsa sendet e tjera eurot, kapsollat, tritolin dhe fitilin nuk ja dhashë. Ai më kërkoj që unë t’i jepja lekët, por unë i thashë se ato nuk ti jap ato pasi më detyrohesh dhe akoma nga vrasja e Sokol Veizit. Në këtë momente ai u shpreh se “eurot nuk janë të mijat, por janë të dikujt tjetër prandaj bën mirë të m’i japësh”. Jemi ndarë nga njëri-tjetri, ku edhe pas kësaj ngjarjeje ai përsëri më kërkoi takim, po në afërsi të shtëpisë së tij, kë në këtë takim pashë se ai kishte ardhur me një shokun e tij të cilin unë nuk e njihja. Në këtë takim unë kam vajtur i armatosur pasi kisha frikë se mos ai ndërmerrte ndonjë veprim ndaj meje, por megjithatë kisha njëfarë sigurie, se tashmë në emrin e nënës time ndodhej dyqani për të cilin ai kishte dalë garant te Marjon Mitro dhe ZH. Në këtë takim përsëri jemi ndarë nga njëri-tjetrin, ku unë e kam porositur që ai të mos bënte ndonjë gabim ndaj meje, ku nga ana e tij në mënyrë cinike mu tha se nuk do të më ndodhte gjë. Pas ndarjes me Erjonin, pa kaluar një javë, kam mësuar mbi shpërthimin që kishte ndodhur te pallati i Ardian Kollozit, ngjarje të cilën e mësova të nesërmen e ndodhjes së saj, nëpërmjet televizorit dhe të fejuarës time, kur u takova të nesërmen në kafe.

Sherri dhe dyshimet brenda grupit

Nga ky moment unë me Erjonin kisha konflikte dhe nuk takoheshim apo komunikonim në telefon me njëri tjetrin. Gjatë kësaj kohe dua të sqaroj se unë fillova të merresha me problemin e X-it, ku ndërkohë më janë vjedhur tre motorë, për të cilët unë kam dyshimet e mija se në vjedhjen e tyre është përfshirë Erjon Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona. Gjatë këtyre kohëve unë fillova të afroj pranë meje Ndriçim Gjokonën si dhe të mbaja kontakte më të shpeshta me mekanikun, që kishte servis. Pra nëpërmjet mekanikut mundohesha të merrja informacionin që më duhej dhe të çoja te Erjoni informacionin që më interesonte. Ndërsa me Ndriçimin fillova ta mbaja nga pas duke e mbajtur me lekë për ta pasur nën kontroll sepse ishte e mundur që ai të përdorej kundër meje. Kam për të sqaruar se situata që unë kisha me Erjonin nuk ishte e njëjtë me atë të Gentjanit. Kjo pasi Gentjani, në dijeninë time, nuk kishte kuptuar për problemet që kisha unë me Erjonin. Gjatë këtyre kohëve filloj të shoqërohej më shpesh me mua, ku loznim dhe shah poshtë shtëpisë së tij, ku pranë meje qëndronte edhe Ndriçim Gjokona. Deri në këto momente as Y. dhe as Ndriçim Gjokona, nuk kishin dijeni për vrasjen që unë po përgatisja ndaj X-it. Në këto ditë në dy raste unë jam takuar me Marjon Mitron dhe Gentjan Mëhillajn. Takimi ynë është bërë po tek kafja pranë “Milanos”. Ata në këto takime më kërkuan se përse isha duke u vonuar, në një kohë që pagesën e kisha marrë si shpërblim. Iu kam treguar se gjatë këtyre kohëve unë isha zënë me Erjon Mëhillajn, ku dyshoja se ai ishte duke bashkëpunuar me X-in, kundër meje. Në këto takime Gentjani më kërkoj se cila ishte arsyeja që Erioni desh të më tradhtonte, ku unë i tregova edhe për qëllimet që ai kishte ndaj Genos për ta vrarë atë. Për këtë gjë unë i paraqita si shembuj sjelljet e tij të çuditshme në shumë momente të tjera, ku ndërmjet tyre i tregova edhe për problemin e helmimit të tij me portokalle ose ricinë. Për këto dyshime unë i tregova atij që në dijeni për to ishte edhe Ndriçim Gjokona dhe mund ta verifikonte këtë gjë. Pas këtyre dy takimeve, nga ana e Gentjanit më është kërkuar që unë të takohesha me të dhe me Marjon Mitron, ku unë i kam kërkuar që ata të vinin e të më takonin tek rruga “Transballkanike”, ku unë aty ndodhesha i shoqëruar së bashku me Ndriçim Gjokonën. Ata kanë ardhur që të dy, me makinën e Genos, ku pasi jam takuar me ta, kam hyrë në një lokal bar-kafe ku kemi qëndruar të tre, unë Geno dhe Marjoni, ku kemi biseduar problemet që kishim deri në atë momente. Ju kam kërkuar 3000 euro sepse nuk kisha në ato momente, si dhe ju kam treguar për faktin që Erjoni më kishte vjedhur motorin e dytë.

Komunikimi sekret për vrasjen e X

Po ashtu i kam kërkuar që komunikimi ynë që tani e mbrapa të bëhej nëpërmjet e-mailit. Nga ana ime u krijua një adresë, e cila nuk më kujtohet aktualisht, dhe në këtë adresë elektronike i linim mesazhe njëri tjetrit në rubrikën e draftit. Këtë mënyrë komunikimi unë e kërkova për të qenë i sigurt sepse gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar me Ndriçimin, dhe unë nuk kërkoja që Gentiani të më telefononte në sy të tij. Me Marion Mitron kam komunikuar nëpërmjet adresës elektronike, në draft, në disa raste. Komunikimet kujtoj që se kanë qenë me përmbajtjen e vrasjes së X-it. Nga ana e Marjonit më shkruhej çfarë bëre, pse po vonohesh, se X e kam parë tek dyqani i tij, ose hipoteka. Në lidhje me komunikimet me Marjon Mitron, unë kam përdorur në të shumtën e rasteve internet-kafenë që ndodhet në një kryqëzim të rrugës “Transballkanike” 50m afër hipotekës, si dhe një internet kafe që ndodhet në afërsi të lagjes ku jetoja në atë kohë. Që të dyja këto internet-kafe jam në gjendje t’jua tregoj nëse më çoni tek vendi pranë tyre. Ndërsa për Marjon Mitron, nuk kam dijeni se nga ç’kompjuter janë bërë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas