Kryesore

“Si u ndryshua Kodi për Agron Xhafaj”, çfarë thuhej në relacionin paraprak të PS dhe ku ishte PD kur u votua

Të gjithë e mbajmë mend paketën me 7 ligje, pjesë e reformës në drejtësi, që kaloi me bujë në muajin mars të vitit të kaluar.

Kjo paketë e ligjeve sillte ndër të tjera edhe disa ndryshime në Kodin e Precedurës penale krahas asaj Penale dhe Kodin e procedurës civile apo Kodin e Drejtësisë për të mitur.



Në atë kohë, larg vëmendjes së medias ka kaluar edhe nen i ndryshuar i Kodit të Procedurës Penale për të cilën foli sot Lulzim Basha, i cili akuzoi Fatmir Xhafajn se në kohën kur drejtonte reformën në drejtësi ka bërë një ndryshim në nenin 491 të Kodit për të favorizuar vëllain e tij të dënuar, Agron Xhafaj.

Mapo.al ka siguruar edhe relacionin shpjegues të paketës së ndryshimeve ligjore ku jepet një shpjegim tangent edhe për nenin 491. Relatore e kësaj pakete ka qënë Vasilika Hysi.

“…Ne nenin 491 ne lidhje me rastet e ndalimit te ekstradimit jane shtuar dhe dy paragrafe te tjere perveç atyre te parashikuara siç jane “kur eshte parashkruar ndjekja penale ose denimi sipas ligjit te shtetit kerkues ose te shtetit te kerkuar”, si dhe “kur i personi i kerkuar eshte denuar ne mungese dhe nuk jep pelqimin per t’u ekstraduar”, te cilat reflektojne respektimin e parimit te procesit te rregullt ligjor dhe parashikimeve te Protokollit IV Shtese te Konventes se Ekstradimit”, thuhet në relacionin që shoqëronte paketën e reformës në drejtësi.

Një vit më parë u bë një debat i madh për paketën e ndryshimeve, por asnjëherë polemika nuk u fokusua në këtë pikë.

Po qëndrimi i PD-së cili ishte kur u ofruan 7 ligjet e reformës në drejtësi, përfshi edhe ndryshimi për të cilin sot demokratët denoncojnë?

Në atë periudhë PD-ja mungonte pasi kishte bojkotuar parlamentin prej disa javësh.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas