Kryesore, ShowBiz

Këshilla: Si të zhdukim vetminë!

Vetmia është një fenomen që ndodh nëse jeni vetëm ose jo, nëse jeni me njerëz ose në një marrëdhënie në një moment të caktuar kjo është një fenomen i pashmangshëm. Ju gjithmonë këtë gjendje duhet ta merrni me sportivitet pasi ka mënyra të ndryshme për tu ndjerë sa më mirë me veten. Më poshtë do të njihni disa nga këshillat që ju japin për të kaluar një gjendje të tillë.

Bëni një listë të gjërave që duhet të bëni para se të jeni të vetmuar



Para se të ndiheni të vetmuar është mirë që të bëni një listë të gjërave që do të donit të bënit. Bëjeni këtë listë në momentin që jeni të frymëzuar pasi është e vështirë të mendoni kur jeni të vetmuar.

Dëgjoni ndonjë histori

Një mënyrë e shkëlqyer për të dalë nga vetmia është leximi ose dëgjimi i ndonjë historie. Dëgjo histori të vërteta të treguara nga njerëz nga të gjitha sferat e jetës.

Bëhuni vullnetar diku

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të mos u ndier të vetmuar është të jeni me njerëz. Vetmia sjell mendime dhe ndjenja negative që rrisnin ndjenjën e trishtimit. Hulumtimet e botuara në British Medical Journal Online treguan se vullnetarizmi ka rritur mirëqenien emocionale.

Krijoni diçka

Gjithmonë ndihesh mirë pasi krijon diçka. Qoftë kjo një poezi apo një pikturë me bojëra uji. Akti i krijimit mund të ndihmojë në lehtësimin e vetmisë tuaj.

Meditoni

A keni medituar ndonjëherë? Nuk është aq frikësuese sa tingëllon. Kjo mund tu ndihmojë kur ndiheni të vetmuar.

Bëj aktivitet fizik

Lëvizja e trupit mund t’ju ndihmojë që ndjenjat tuaja të vetmisë të zhduken.

Regjistrohu në një kurs

Kurset e ndryshme që mund të ndiqni mund t’ju ndihmojnë ta kaloni më shpejt këtë moment. Aty mund të takoni njerëz që kanë të njëjtat probleme si ju.

Telefononi një mik ose një pjesëtar të familjes

Sa herë që ndiheni të vetmuar merrni në telefon një mik ose një mikeshë. Gjithmonë gjej dikë që të flasësh në mënyrë që ta përballosh më lehtë vetminë.

Ndiqni një terapi

Gjithkush që ndihet i vetmuar ka nevojë për ndihmë nga jashtë. Nëse flisni me dikë që nuk e njihni ndoshta e kaloni më lehtë këtë ndjenjë.

Dije se do të kalojë

Në fund gjithçka do të kalojë. Ju mund të ndiheni të vetmuar në një moment, por dijeni se nuk zgjat përgjithmonë./Living

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas