Teknologji

Si të ‘spiunoni’ kontaktet tuaja të WhatsApp? Orën kur flenë dhe me kë folën

Facebook na “spiunon” gjatë të gjithë kohës dhe në mënyrë të vazhdueshme, ashtu sikurse edhe kompanitë që ai zotëron si Instagram dhe Whatsapp.

Tashmë një aplikacion po e ndryshon lojën duke na lejuar të përdorim të gjitha ato të dhënave që këto aplikacione ruajnë për të spiunuar të gjitha kontaktete që keni në WhatsApp.



I disponueshëm tashmë në iOS, “Chatwatch” përfiton nga funksioni i statusit offline i cili u lejon miqve të dinë se kur jeni të gatshëm për të folur.

Duke përdorur këto të dhëna, aplikacioni mund t’ju tregojë se sa shpesh miqtë tuaj e kontrollojnë WhatsApp, madje mund të kuptojnë se kur ata shkojnë për të fjetur e kur janë zgjuar në mëngjes.

Edhe më mbresëlënës është fakti që “Chatwatch” mund të kombinojë të dhënat e WhatsApp të dy kontakteve të caktuara së bashku për të kuptuar nëse personat po flasin së bashku.

Por për aq kohë sa ky lajm ka marrë dhenë, me shumë mundësi WhatsApp do të gjejë një mënyrë për të bllokuar “Chatwatch”, kështu që nëse doni të spiunoni miqtë tuaj duhet ta provoni sa më shpejt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas