Teknologji

Si të mbroni të dhënat nga hackersat, më e thjeshtë se sa e kishit menduar

Me frekuencën në rritje, të përdorimit të medieve online po vihen re gjithmonë e më shumë shkelje të mëdha të privatësisë ku hackerët futen në të dhënat e njerëzve online ose të kompanive.

Ata keqpërdorin të dhënat tona dhe ne të gjithë e kuptojmë se sa jemi të prekshëm për vjedhjet e identitetit, publikimi i informacioneve të ndjeshme, dhe vjedhja e kartës së kreditit.



Përdorimi i teknologjisë vjen me rreziqet e privatësisë, por mos u bëni merak, ka një zgjidhje edhe për këtë. Çështja është, shumica prej nesh janë shumë të mbështetur në teknologjinë për të ndaluar përdorimin e saj tani.

Ju mund të fshini Facebook për një kohë … por ju gjithmonë ktheheni, sepse doni të kontaktoni me njerëzit tuaj apo të shihni postimet e të afërmëve apo shoqërisë. Dhe si mund ta tregoni mësuesit se fëmija juaj nuk mund të regjistrohet në klasën e Google kur kjo është mënyra se si nxënësit punojnë në projekte grupore?

Shpesh herë themi se nuk kemi nevojë për teknologjinë, por sigurisht nuk duam të jetojmë pa të. Për fat të mirë, ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të arritur një nivel më të lartë sigurie dhe të mbrojmë kështu të dhënat tona.

Kujdes nga mashtrimet. Mos hapni email-e, tekste, alarme “të sigurisë” në internet, njoftime me tekst ose gjëra të tjera nga çdo kush që nuk e njihni

Përdorni mbrojtjen antivirus. Blini dhe shkarkoni softuer antivirus nga një burim i mirënjohur si McAfee, Norton ose Symantec. Kini kujdes nga softueret anti-virus pa pagesë pasi ata mund të përmbajnë viruse.

Kontrolli i prindërve.Në botën reale, prindërit duhet të kujdesen për fëmijët dhe privatësinë në internet

Mos përdorni rrjete Wi-Fi të pasigurta. Sigurohuni që çdo Wi-Fi me të cilin lidheni ka shenjën e vogël të bllokimit pranë tij dhe kërkon një fjalëkalim.

Përshtateni mirë cilësimet e shfletuesit tuaj. Hidhni një sy në parametrat e privatësisë të ofruara në shfletuesin tuaj (zakonisht në menunë, Mjetet ose Cilësimet).

Fikni shërbimet e vendndodhjes. Nëse nuk përdorni një aplikacion që ju lejon të gjurmoni vendndodhjen e fëmijës tuaj për arsye sigurie, fikni shërbimet e vendndodhjes në telefonin tuaj dhe në telefonin tuaj të fëmijës.

Mos lejoni që aplikacionet të ndajnë të dhëna. Kur shkarkoni një aplikacion shoqëror, do të pyesë nëse mund të ketë qasje në informacionin e ruajtur në telefonin tuaj, siç janë kontaktet, fotot, muzika dhe kalendari. Thuaj jo.

Jini të kujdesshëm me lidhjet shoqërore. Kur hyni në një faqe ose aplikacion me Facebook ose emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e Google, mund të pranoni të ndani informacione të caktuara nga profili juaj. Lexoni atë që shkruhet me detaje për të ditur se çfarë po ndani, dhe konsideroni nëse kjo është e mundur.

Bëni kontrollime të rregullta të privatësisë. Merrni zakonin e rregullt të kontrollimit të cilësimeve të privatësisë në të gjitha aplikacionet sociale që përdorni.

 Përdorni fjalëkalime të vështira dhe i ndryshoni shpesh ato

 Kontrolloni shpesh informacionin që ndani me të tjerët

 Mbuloni kamerat tuaja

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas