Aktualitet, Arkiva

Si përfitoi krushku i kryebashkiakes 11.200 metra tokë

Puntata e sotme e rubrikës “Dosja Investigative” në Channel One sjell një material skandaloz nga Bashkia e Roskovecit. Qytetari Nikollaq Deliu denoncon kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi.

Sipas tij, kryetarja e bashkisë i jep 11.200 metra tokë krushkut të saj në kundërshtim me ligjin. Dosja Investigative nisi hetimin e cështjes.



Në Roskovec në zyrën e Bashkisë na u tha që kryetarja Majlinda Bufi nuk ndodhej në Shqipëri e për këtë arsye përgjigje do të jeptë zv. Kryetari.

Pyetjes se si ishte e mundur dhe me çfarë dokumentesh ka përfituar këtë tokë krushku i kryetares së Bashkisë, zv.kryetari na u përgjigj duke thënë që ky projjekt vendim nuk është futur fare në mbledhje të këshillit.

Por dokumenti i zbuluar i rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak e hedh poshtë këtë pretëndim.

Më pas gazetarët tanë u takuan me ish kryetarin e komisionit të ndarjes së tokës bujqësore në fshat, i cili në kamera të fshehtë pranoi skandalin.

Krushku i kryetares së bashkisë nuk ka qënë banor i zonës dhe tokën e ka përfituar në kundërshtim me ligjin.

Megjithatë gazetarët iu drejtuan për ta sqaruar përfundimisht këtë çështje pranë Këshillit të Qarkut Fier.

Aty ku ndodhen të gjithë emrat e përfituesve të tokavë nga viti 1991 e këtëj. Emri I z. Vasil Jani Pipa krushk me kryetaren e Bashkisë nuk ishte fare në listë. Pra nuk ka qënë banor I zonës dhe si I tillë nuk përfitonte as një metër tokë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas