Editorial

Si mund të jemi konkurrues në sektorin e turizmit, kur rrethohemi nga kolosë të tij?

Nga Ervis Iljazaj

Ka një debat të madh nëse vërtet Shqipëria mund ta kthejë turizmin në sektorin ekonomik kryesor të saj. Kjo jo për faktin se mungon potenciali, por për atë që dora e njeriut i ka bërë natyrës shqiptare këto 27 vite tranzicion, dhe për politikat aspak strategjike që ka ndjekur politika në këtë sektor.



Për shembull, si ka mundësi që në sektorin e turizmit shqiptar nuk është prezent asnjë nga logot e mëdha ndërkombëtare të fushës së turizmit? Kjo na bën të mendojmë se, nuk kanë gjetur ambientin dhe kushtet e duhura , dhe jo natyrën e duhur. Dhe ato që janë afruar , janë larguar për shumë arsye, si çështje pronësore apo korrupsioni politik.

Në këtë kuptim të gjitha politika, për ta kthyer turizmin në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare, deri më tani kanë dështuar.

Po të shtosh këtu që, Shqipëria rrethohet nga kolosë të turizmit si Greqia, Mali i Zi, apo dhe Italia përballë, atëherë situata ndërlikohet dhe debati është mëse legjitim.

Në këtë kuptim, mos ndoshta shpresojmë në mënyrë të gabuar se turizmi mund të ketë impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.?

Megjithatë, përtej çdo pengesë apo problematike, Shqipëria sot ka ende mundësi të kthejë turizmin në lokomotivën e ekonomisë së saj, por, duke ndryshuar tërësisht mendësi dhe mentalitet për sa i përket këtij sektori aq delikat dhe të vështirë në një kohë kur, ofertat turistike janë shumtë në të gjitha anët e globit.

Qeveria ka shpallur numrin e turistëve këtë sezon, që pritet numri më të madh që ka patur Shqipëria ndonjëherë. Dhe më të vërtet kështu është. Sepse nga të gjitha gjasat dhe të dhënat , do të kemi një numër të madh turistësh.

Mjafton të shohësh bregdetin e Durrësit në fundjavë  dhe do të dëgjosh një shumëllojshmëri gjuhësh. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare në vështirësi. Ndoshta fluksi i turistëve do të ti japi një frymëmarrje xhepave të njerëzve që merren dhe punojnë në këtë sektor.

Fillimi duke i mbarë në këtë sezon të turizmit, gjithashtu atmosfera që ekziston në mediat e huaja që përcaktojnë Shqipërinë në një nga destinacionet e rëndësishme për të kaluar pushimet verore.

Mirëpo, kësaj atmosfere shteti shqiptarë duhet ti përgjigjet sa më shpejt dhe në mënyrën e duhur, nëse vërtet nuk dëshirojmë që Shqipëria të humbi një nga asetet e saj më të rëndësishme,

Në fakt ka dy çështje që ndihmojnë turizmin shqiptar për ta çuar në nivelin e dëshiruar,  në atë nivel që do të ketë impakt në ekonominë shqiptare.

E para, është kthimi i shërbimeve turistike në profesion, ose e thënë në gjuhën popullore në zanat. Kur them zanat e kam fjalën te shkollimi i duhur. Te shkolla profesionale, apo ndërtimin e një kulturë shërbimi. Në fund të fundit  të punosh në sektorin e turizmit, përveçse bukurive natyrore, e vetmja gjë që shet është shërbimi.

Kështu që, kthimi në zanat i turizmit është kushti bazë për të patur një të tillë.

Dhe e dyta, kthimi i turizmit në industri kombëtare.

Që ta kthesh turizmin  në një industri është diçka më serioze dhe impenjative, se sa problematikat e përditshme që has çdo ditë . Duhet një vendim i madh shtetëror për të orientuar drejt bregdetit investimet për turizmin.

Mjaft më e rrugët e komunave që harxhojnë para  të buxhetit pafund. Lekët e buxhetit duhet të shkojnë drejt turizmit që na sjell para  dhe, nesër dhe pasnesër edhe për rrugët e fshatit. E gjithë logjika e investimeve duhet të bazohet në një analizë kosto përfitim dhe, përfitimet janë te turizmi.

Nëse duam vërtet që këtë potencial ta kthejmë në mundësi të zhvillimit ekonomik kombëtarë dhe ti bëjmë ballë konkurrencës së vështirë me vendet fqinjë, lipset një strategji totalisht e kundërt nga ajo që kemi patur deri më tani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas