Kryesore, Sociale

Si lindi protesta që askush nuk e pa tek vinte…

Lëvizja për Universitetin ka protestuar edhe në të shkuarën. Edhe VKM-ja që atakuan studentët ka më shumë se gjysmë viti që ka dalë. Ajo që habit shumëkënd ishte se përse pikërisht tani një protestë e tillë e studentëve.

Shkëndijë për një megaprotestë si ajo e një dite më parë ka shërbyer njoftimi i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku u kërkohej studentëve shlyerja e tarifës vjetore të shkollimit brenda datës 15 dhjetor si dhe viheshin në dijeni për tarifën e re për kredit në rast se përsërisnin provimet, sipas VKM-së së re.



Në kohë rekord ka xhiruar njoftimi për t’u ngritur në revoltë kundër kësaj “gjobe”, duke mbledhur më shumë se 1200 nënshkrime në peticionin dorëzuar dekanit të fakultetit.

Përsëri, edhe më optimistët e protestave nuk do e kishin parashikuar diçka të tillë. As qeveria, që thuhet se është e mirë sa i përket sondazheve dhe anketimeve, nuk e dinte se do vinte diçka që vetëm sa rritej, me efekin e topit të borës.

Pastaj në rrjet nisën spekulimet. Disa thonë se edhe protesta është nxitur nga dikush që kërkon të përdorë situatën e brendshme tek e majta për luftën që po ndizet në prag të zgjedhjeve vendore për Tiranën.

Të tjerë janë të ndërgjegjshëm se kurdo që të ketë protesta, është prekur ‘xhepi’ i protestuesve. Nëse të preket xhepi direkt, shqiptarët protestojnë, siç bënë në rastin e Kukësit.

Disa thonë se tek e fundit, zemërimi për mënyrën se si po qeveriset dhe si është qeverisur Shqipëria, do të shpërthente dikur. Edhe pse studentët po flasin për tarifa e VKM dhe nuk janë shumë të qartë, mund të lexosh se ata kanë një zemërim për mënyrën se si kanë shjkuar gjërat në Shqipëri.

Por si do shkojë kjo protestë? Vështirë të parashikohet me saktësi, ashtu siç nuk e pa askush ardhjen e saj.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17
PasPara

1 koment

  1. Shpallja e zj Manastirliu si kandidate e mundshme per kryetare te Bashkise Tirane, me nje afat dy tre ditor, i futi friken erjon velise sorrosit. Ka dy tre restoeante qe ushqejne protestuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas