Kryesore

Si i shpëtoi Adriatik Llalla vetingut me procedurë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përfundimisht sot se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do të kalojë në sitën e vettingut.

Bazuar në disa paragrafe të Kushtetutës, trupi gjykues i drejtuar nga Sokol Çomo vendosi të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik që ankimonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës.



Kjo ishte seanca e tretë.

Gjatë dy seancave të kaluara, Kolegji ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalonte në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, është shprehur se: “Parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i vetingut ndërpritet. Më shumë se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot. Unë kërkoj lënien në fuqi të vendimit për Adriatik Llallën. Unë nuk dua ta paragjykoj vendimin tuaj, por dua që të ndiqni standardin ligjor”.

Pas dëgjimit të palëve gjatë seancave të kaluara, trupi gjykues përmes disa argumenteve ligjore, vlerësoi se dorëheqja e Llallës ishte bërë konform ligjit dhe se ishte zbatuar me përpikmëri procedura e dorëheqjes. Për pasojë, mbetet ne fuqi vendimi i KPK-së për ndërprerjen e vetingut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas