Mapo Format

Si i mbijetoi ekonomiksi krizës ekonomike

Ndryshe nga Depresioni i Madh i viteve 1930, i cili prodhoi ekonomiksin Kejnesianist, dhe stagflacionit të viteve 1970, i cili solli ngritjen e monetarizmit të Milton Friedman, Recesioni i Madh nuk ka sjellë ndonjë përgjigje të ngjashme nga profesioni i ekonomiksit. Pse?

Nga Robert Skidelsky, Project Syndicate



Dhjetëvjetori i fillimit të Recesionit të Madh ishte një rast për një ese elegante nga ekonomisti nobelist Paul Krugman, i cili vërejti se sa pak ka ndryshuar debati mbi shkaqet dhe pasojat e krizës përgjatë dekadës së fundit. Ndërsa Depresioni i Madh i viteve 1930 prodhoi ekonomiksin Kejnesianist, dhe stagflacioni i viteve 1970 prodhoi monetarizmin e Milton Friedman, Recesioni i Madh nuk ka prodhuar një ndryshim të ngjashëm intelektual.

Kjo është thellësisht depresionuese për studentët e rinj të ekonomiksit, të cilët shpresuan për një përgjigje të përshtatshme dhe sfiduese nga profesioni i tyre. Pse nuk pati një përgjigje të tillë?

Përgjigjja e Krugman është tipike gjeniale: makroekonomiksi i vjetër ishte, siç thotë shprehja, “mjaftueshëm mirë për punën e qeverisë.” Ky makroekonomiks shmangu një Depresion të Madh të dytë. Kështu studentët duhet të mbyllin ëndrrat në sirtar dhe të mësojnë leksionet e tyre.

Një dekadë e parë, dy shkolla makroekonomiksi konkurronin për primaci: Klasikla e Re – apo shkolla e “ujit të ëmbël” – e kishte prejardhjen nga Milton Friedman dhe Robert Lucas dhe e kishte qendrën në Universitetin e Çikagos. Ajo konkurroi me shkollën e Kejnesianizmit të ri, ose shkolla “e ujit të kriput”, pasardhëse e John Maynard Keynes dhe me bazë në MIT dhe Harvard.

Tipat e ujit të ëmbël besonin se deficitet buxhetore ishin gjithmonë të këqija, ndërsa kampi i ujit të kripur besonte se deficitet ishin të mira në kohën e rënies ekonomike. Krugman është një Kejnesianist i ri dhe eseja e tij synonte të tregonte se Recesioni i Madh përforcoi bindjen ndaj modeleve standarde të Kejnesianizmit të Ri.

Por ka probleme serioze me narrativën e Krugman. Për fillestarët, është përgjigjja e tij ndaj pyetjes tashmë të famshme të Mbretëreshës Elizabet e Dytë: “Pse askush nuk e pa që kriza po vinte?” Përgjigjja gazmore e Krugman është se Kejnesianistët e Rinj po shihnin në anën e gabuar. Ishte dështimi i kejnesianistëve dhe jo e teorisë, ishte një dështim në “mbledhjen e të dhënave.” Ata patën “anashkaluar” të parit të ndryshimeve institucionale kyçe në sistemin financiar. Ndërsa kjo është për të ardhur keq, mungesa e paralajmërimit nuk ngre “probleme të rënda konceptuale” – pra, nuk imponon nevojën për të rimenduar logjikën e të gjithë teorisë.

Përballur me vetë krizën, Kejnesianistët e Rinj janë përballur me sfidën. Ata shkundën nga pluhuri modele të vjetra të çmimeve të ngurta nga vitet 1950 dhe 1960, të cilat i thanë atyre tre gjëra. E para, deficitet buxhetore tepër të larta nuk janë në gjendje të ngrenë normat e interesit nga niveli thuajse-zero. E dyta, edhe rritja e madhe e bazës monetare (parasë në qarkullim) nuk do të sjellë inflacion të lartë, ose madje as rritje korresponduese në agregatët monetarë më të gjerë. Dhe, e treta, mund të ketë një multiplikator pozitiv kombëtar në të ardhura, një multiplikator pothuajse e sigurt më e madhe se sa një, nga ndryshimet në shpenzimet e qeverisë dhe taksim.

Këto propozime ishin argumenti për deficitet buxhetore pas kolapsit të vitit 2008. Politikat e bazuara në këto propozime u zbatuan dhe funksionuan “goxha mirë.” Suksesi i politikës së Kejnesianizmit të Ri pati efektin ironik të lejimit të “anëtarëve më jofleksibël të profesionit tonë [pra Klasicienëve të Rinj nga Çikago] për të injoruar ngjarjet në një mënyrë të ata nuk mund ta bënin në episodet e shkuara.” Pra asnjëra prej shkollave – sekteve është një fjalë më e përshtatshme – nuk u sfidua që të rimendojë parimet themelore.

Kjo histori e mençur e ekonomiksit para dhe pas kolapsit lë gjithsesi pyetjet kyçe pa përgjigje. E para, nëse ekonomiksi i Ri Kejnesianist ishte “mjaftueshëm i mirë”, pse këta ekonomistë nuk përdorën kujdesin kundër kolapsit të viteve 2007 dhe 2008? Në fund të fundit, ata nuk e përjashtuan mundësinë e një kolapsi të tillë a priori.

Krugman pranon se kishte një boshllëk në “mbledhjen e provave.” Por zgjedhja e provave është e shtyrë nga teoria. Në mendimin tim, Kejnesianistët e Rinj i mbyllën sytë përballë destabilitetit që po krijohej në sistemin bankar, për shkak se modelet e tyre i thoshin se institucionet financiare mund në vendosin një çmim të saktë mbi normën e rrezikut. Pra kishte një “problem të thellë konceptual” në analisën Kejnesianiste të Re: dështimi i saj për të shpjeguar se si bankat mund të gjenden në situatën kur kanë vënë çmim të ulët mbi normën e rrezikut në mbarë botën, siç e cilësoi Alan Greenspan.

E dyta, Krugman dështon të shpjegojë se pse politikat Kejnesianiste që u përqafuan më 2008-2009 u përmbysën shumë shpejt për t’u zëvendësuar me kursimet fiskale. Pse politikëbërësit nuk i qëndruan modeleve të tyre të çmimeve të ngurta të fiksuara deri sa këto modele të funksiononin? Pse i braktisën ato më 2009 kur ekonomitë e Perëndimit ishin ende 4-5% poshtë nivelit të parakrizës?

Përgjigjja që mund të jap unë është se kur Keynes u zhvarros për një periudhë të shkurtër gjashtëmujore më 2008-2009, kjo u bë për arsye politike dhe jo intelektuale. Për shkak se modelet e Kejnesianizmit të Ri nuk ofronin bazë të mjaftueshme për të ruajtur politikat Kejnesianiste pas kapërcimit të goditjes së parë, këto modele u braktisën.

Krugman i afrohet pranimit të këtij argumenti: Kejnesianizmi i Ri, shkruan ai, “fillon me sjelljen racionale dhe ekujlibrin e tregut si një nivel bazë dhe përpiqet të trajtojë disfunksionet ekonomike duke manipuluar cepat e kësaj baze.” Manipulime të tilla i mundësojnë  modeleve të Kejnesianizmit Ekonomik të gjenerojnë efekte të përkohshme reale përballë tronditjeve nominale dhe për rrjedhojë justifikojnë ndërhyrjet goxha radikale në kohë emergjencash. Por manipulimet nuk mund të krijojnë një argument mjaftueshëm të fortë për të justifikuar politika intervencioniste të gjata.

Problemi për makroekonomikstët e Kejnesianizmit të Ri është se ata dështojnë të pranojnë pasigurinë radikale të modeleve të tyre, duke i lënë ata pa asnjë lloj teorie se çfarë duhet të bëhet në kohë të mira në mënyrë që të shmangen kohët e këqija. Fokusi i tyre mbi pagat nominale dhe ngurtësitë e çmimeve nënkupton se nëse këto faktorë mungojnë, ekujlibri mund të arrihet lehtë. Ata e shohin sektorin financiar si neutral dhe jo si themelor (kryegjykatësi” i kapitalizmit, siç e tha Joseph Schumpeter).

Pa pranimin e pasigurive, ekonomiksi i ujërave të kripura është i shtyrë të bjerë në kolapsin e kundërshtarit të vet nga ujërat e ëmbla. “Sajimet” e Kejnesianizmit të Ri do të krijojnë hapësirë të kufizuar politike për ndërhyrje, por kurrsesi nuk do të ketë mjaftueshëm hapësirë për të funksionuar. Makroekonomiksi sërish ka nevojë të krijojë ndonjë ide të re të madhe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas